Zjarr i madh në një banesë në Laprakë, pronari djeg dorën

Shqipëria

Zjarr i madh në një banesë në Laprakë, pronari djeg dorën

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Brenda në banesë ka qenë edhe pronari i shtëpisë, me inicialet P.K., i cili ka marrë dëme në njërën dorë si pasojë e flakëve. Flakët janë shuar pasi zjarrfikësja ka shkuar në shtëpinë në fjalë, ndërsa i lënduari ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë: Në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në katin e parë të banesës së shtetasit P. K., i cili si pasojë e flakëve ka marrë dëmtim të lehta në dorë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat