Shqipëria nën sundimin e zjarreve, Niko Peleshi jep lajmin për maturantët e FA

Shqipëria

Shqipëria nën sundimin e zjarreve, Niko Peleshi jep lajmin për maturantët e FA

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:35
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes ka bërë me dije se mbi 1 mijë maturantë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, në këto ditë të vështira që Shqipëria po lufton me flakët.

Në një status në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se ky është një vlerësim dhe shpërblim i madh në këto ditë të vështira për vendin tonë.

“Përtej falenderimeve dhe mbështetjes për punën heroike të Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira, aplikimi i mbi 1000 maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh për ne dhe ta.

Janë vetëm 60 vende, rruga drejt dyerve të AFA është e gjatë dhe e vështire, vetëm 60 të rinj e të reja do të bëhen pjesë e kësaj akademie, por ky interesim i jashtëzakonshëm na ndihmon të zgjedhim më të mirët, për t’u bërë nesër pjesë e Forcave të Armatosura,”- shkruan Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat