Gazetari që zbuloi skandalin për kanabisin në sera pyet pse heshti ministrja, tregon kur lindi dyshimi

Shqipëria

Gazetari që zbuloi skandalin për kanabisin në sera pyet pse heshti ministrja, tregon kur lindi dyshimi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:30
Granit Sokolaj

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, që ka si fokus të punës së saj, identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e praktikave të reja bujqësore u bë objekt i debatit dy ditë më parë, pasi brenda serave të domateve ishin mbjellë kanabisi.

Kjo u bë publik shkarazi nga ministrja e Bujqësisë gjatë një inspektimi ministres Ekonomi dhe u shfaq fillimisht në njoftimet e publikimet zyrtare të këtij institucioni, por që pas bujës u hoq dhe u shfaq një video tjetër.

Granit Sokolaj, gazetari që trajton çështjet e Bujqësisë, ishte i pari që zbuloi skandalin dhe që e trajtoi, e që më pas detyroi ministrinë të zhdukte videon.

I ftuar në emisionin “Breaking” Sokolaj u shpreh se “dyshimet lindi në momentin kur video u zhduk, e më thanë se e kishin hequr”.

“Një moment gjatë videos, kishte një bimë që ishte e dyshimtë, që unë dyshojva se ishte kërp, e ngjante shumë me hashashin, ia dërgova zëdhënësit të ministrisë, nuk e pyeta se ishte kanabis. E parandjeva se ishte diçka, por unë e shkarkova videon. Ishte e dielë, e s’pata reagim, më pas më tha një miku im se e kanë fshirë videon. Dikush më thanë se video ishte censuruar e prerë. Kjo më bëri të dyshoja. Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga ministrja Ekonomi dhe ministria. Po të shihen dy videot, janë të edituara. Gabimi im është se nuk e logoja videon time”, tha Sokolaj.

Ai theksoi se nuk e kuptonte se pse ministria e Bujqësisë nuk pati një reagim të menjëhershëm dhe se ai erdhi vetëm një njoftim në faqen zyrtare dhe nuk u shpërnda për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat