Abilekaj: Reeker nuk ka dashur ta takoj Metën

Shqipëria

Abilekaj: Reeker nuk ka dashur ta takoj Metën

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:00
Enton Abilekaj

Mesazhet e DASH për Shqipërinë pasi vizitës së zyrtarit të latë amerikan Reeker ishte temë e ditës së sotme, në emisionin Breaking në TopNews ku i ftuar ishte në një lidhje skype Enton Abilekaj.

Analisti tha se: Reeker e njeh mirë politikën e Ballkanit sikur të jetonte aty. Përplasja e presidentit me SHBA, ai nuk ka dashur ta takojë Metën ishte një mesazh.

"Ai konfirmoi se nuk është problemi tek ambasadorja, por në marrëdhëniet institucionale. Reeker e njeh mirë politikën e Ballkanit sikur të jetonte aty. Përplasja e presidentit me SHBA, ai nuk ka dashur ta takojë Metën ishte një mesazh. Mesazhi me magjistratët e rinj ishte se jeni në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Në shtator do shohim qëndrimin e opozitës ndaj parlamentit, me ardhjen e zotit Biden në presidencë Ballkani është në fokusin kryesor të amerikanëve.

Kemi një vëmendje shumë të madhe amerikane, ardhja e Reeker në Tiranë është forcimi i marrëdhënieve. Takimi i Prespës do jetë një faktor i rëndësishë pasi Shqipëria ka një rol të rëndësishë për shkak rtë pakicave shqiptare që ka në disa shtete të Ballkanit", tha Abilekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat