Aksidentet që marrin jetë nga papërgjegjshmëria në rrugë, thirrje për tubim sensibilizues

Shqipëria

Aksidentet që marrin jetë nga papërgjegjshmëria në rrugë, thirrje për tubim sensibilizues

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Në rrjetet sociale është thirrur një tubim në shenjë solidariteti për viktimat e aksidenteve tragjike që po ndodhin vazhdimisht kohët e fundit.

Tubimi është thirrur që të mbahet nga sheshi “Skënderbej” dhe më pas të marshohet deri tek Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transporteve.

Ftohen të pranishmit që gjatë protestës të shtihen në tokë dhe të hiqen “si të vdekur” në shenjë sensibilizimi mbi ngjarjet e fundit.  Tubimi është thirrur që të mbahet ditën e sotme në orën 20:00.

Sjellim ndërmend që ditën  e sotme një aksident tragjik i mori jetën një familje në aksin Vlorë-Levan. Ata ishin kthyer për pushime në Shqipëri, por një “Audi” me shpejtësi të madhe u përplas me makinën e tyre dhe për pasojë familja u shua në vend.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat