"Do të hedh nga ballkoni"/ Vajza e Dhurata Saliaj: Mami na kërcënonte, fliste me person të ndryshëm ne telefon

Shqipëria

"Do të hedh nga ballkoni"/ Vajza e Dhurata Saliaj: Mami na kërcënonte, fliste me person të ndryshëm ne telefon

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:47
Dhurata Saliaj

Dhurata Saliaj, e akuzuar si bashkëpunëtore e babait të saj në vrasjen e burrit të saj Kudret Saliaj, është akuzuar më parë nga fëmijët e saj për dhunë. 

Vajza e saj F.Saliaj ka rrëfyer para gjykatës sipas saj tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarjes së prindërve.

“Vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllanë e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat.

Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuat se mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat