Ankimet e PD dhe LSI/ Taulant Balla: Kutitë po hapen, palët të pranojnë verdiktin e qytetarëve

Shqipëria

Ankimet e PD dhe LSI/ Taulant Balla: Kutitë po hapen, palët të pranojnë verdiktin e qytetarëve

Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje PD dhe LSI që të pranojnë verdiktin e qytetarëve për në zgjedhjet e 25 prillit. Nga foltorja e Parlamentit, Balla u shpreh se çdo ankim po shqyrtohet dhe rezultati nuk do të ndryshojë.

Balla tha se në shtator do të jetë vetëm një grup parlamentar opozitar, me të cilën u shpreh se duhet të krijojnë një komision të posacëm për të vazhduar me reformën në drejtësi.

“Procedurat ankimore të partive politike po marrin kohën e tyre dhe koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit cdo parti politike nuk do të ketë më gojë në fund të këtij procesi për të mos pranuar verdiktin e qytetarit shqiptar. Njësoj siç kemi komunikuar para publikut të dielën në darkë. Nga Rama, Basha e Kryemadhi tek Presidenti, që tha se verditiki i shqiptarëve është në kuti dhe ta respektojmë. Tani jo vetëm që verditiki ka dalë, kutitë janë hapur janë rinumëruar dhe është dëshmuar se nuk ka qoftë edhe një ndryshim të vogël për të ndryshuar rezultatin. Ky është një standard që kemi punuar shumë, që kushdo që dëshiron të rinumëroje votat apo të rishikojë rezultatin këtë të drejtë e ka. Besoj se të gjitha partitë politike, duhet ta kuptojnë se ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilit prej garuesve jo vetëm ta njohin rezultatin, por në shtator të punojmë bashkë për reformën zgjedhore të lënë në mes edhe për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas votës që ka dhënë qytetari shqiptar, do të ketë vetëm një grup parlamentar opozitar dhe me opozitën në shtator na bie përgjegjësia që të fillojmë punën për një komision të posaçëm të vijimit të reformës zgjedhore”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat