LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

Shqipëria

LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën

Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, lidhur me qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një shkrese zyrtare partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi kërkon rrëzimin e vendimit të KAS.

KAS vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesat LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim duke lënë në fuqi rezultatin e votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës.

Në reagimin e tyre përfaqësuesit e LSI e konsideruan vendimin e KAS si arbitrar e të njëanshëm, politik e në shërbim të Partisë Socialiste.

Tashmë verdikti përfundimtar lidhur me këtë qark do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimarrës për çështjet zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat