Zonat e nxehta ku do luftohet deri në votën e fundit

Shqipëria

Zonat e nxehta ku do luftohet deri në votën e fundit

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:07
Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri, ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se cilat janë qarqet ku ende po luftohet për mandate mes PS, PD dhe PSD.

Sipas Tomorrit, qarqet ku po luftohet janë Dibra, Shkodra, Tirana dhe Durrësi.

“Janë numërua 3563 nga 5199 kuti, janë rreth 70% e kutive. Rezultati i projektuar është PS merr 73 mandate. PD merr 60 mandate. LSI merr 5 dhe PSD ka 2 mandate. Ky rezultat bazohet mbi këto kuti që janë numëruar deri tani.

Shkodra është një nga qarqet ku ka një garë të fortë për mandatin e 6 të Partisë Demokratike. Mund ta marrë PD, PS ose PSD.

Dibra është një qark ku ka një garë shumë të fortë. Deri para pak minutash ka qenë 3-2 për PS, tani ka ndërruar 3-2 për Partinë Demokratike. Është garë e ngushtë që përcakton mandatin e pestë. Ndahet me vetëm 0.2% të votave. Do të jetë qark shumë i fortë.

Në Durrës, kemi një garë të fortë. Janë numëruar rreth 40%. Ësht qark që mund të ketë ndryshime.

Tirana, po shkon drejt gjysmës së kutive të numëruara. PS ka 18 mandate. PD ka 15 mandate. LSI ka 2 mandate dhe PSD merr 1 mandat”, tha Tomorri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat