“Edhe mbështetësit tanë duan të dalin në sheshe”, Rama: E shohim në Kosovë çfarë solli fushata elektorale me turma

Shqipëria

“Edhe mbështetësit tanë duan të dalin në sheshe”, Rama: E shohim në Kosovë çfarë solli fushata elektorale me turma

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:54
Edi Rama

Gjatë takimit me skuadrën e 25 prillit në Kolonjë, Rama tha se Kosova është duke vuajtur aktualisht pasojat e fushatës elektorale me shumë grumbullime.

Gjithashtu kryeministri kritikoi sërish opozitën për grumbullimet në takimet elektorale.

“Më vjen keq që edhe këtu nuk mund të kemi shumë njerëz. Përballja elektorale është një detyrim, por mbi fushqatën, mbi partitë, mbi pushtetin është shëndeti i të gjithëve. Shëndeti i shqiptarëve pa dallim. Ndërkohë që ne jemi në një fazë të re të kësaj lufte, në atë finale me vaksinimin masiv që do na mundësojë ta nxjerrim jashtë nga jetët tona virusin. Është e domosdoshme që secili prej nesh të respektojë rregullat. Çdo grumbullim, shkelje e rregullave, e saboton procesin e vaksinimit, e vonon daljen nga tuneli duke e rritu numrin e infektive, shton plagët dhe numrin e jetëve të humbura. Nuk kemi nevojë ta pranojmë e shohim në Kosovë çfarë solli fushata elektorale me turma. Solli një rritje të shpejtë të numrit të infektimeve dhe jetët e humbura. Çfarë solli na Mal të Zi fushata me marshime dhe britma në rrugë. Solli humbje të jetëve. Pse duhet që Shqipëria të kalojë në këtë përvojë të hidhur. Çfarë besimi mund të kenë njerëzit tek ata që nuk kanë forcën e karakterit për të përballuar tundimin për të pasur sa më shumë njerëz. Edhe mua më shkruajnë.

Niko më tregonte se është i përmbytur me pyetje pse nuk na lini të dalim. Ne nuk jemi njësoj. Ne nuk jemi një çetë që janë mbledhur lloj-lloj rrymash. Ne jem i PS e Shqipërisë, forca që ka karakterin dhe përgjegjësinë për t’i dalë përballë sfidave. Na e kthyen mandatin e dytë në një luftë, në një anë tërmeti dhe pastaj armiku i padukshëm që uli në gjunjë vende shumë më të fuqishme. Kur plagët e tërmetit ishin të gjitha të hapura, pak kush e besonte atë që ndodhi më pas procesin e shpejtë të rindërtimit,” tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në mandatin e tretë do ta bëjnë Shqipërinë kampione të turizmit të Ballkan.

“Siç ia dolëm që të shërojmë plagët e tërmetit dhe do ti zhdukim të gjitha deri në pranverën e ardhshme duke ndërtuar shumë mirë, ashtu do t;ja dalim më shpejt se shumë vende të tjera që ta zbrapsim dhe ta nxjerrim nga vendi ynë armikun e padukshëm.

Ata flasin sikur këtu nuk ka luftë, asnjë rrezik për shëndetin dhe vazhdojnë përsërisin avazin e vjetër, duke u propozuar shqiptarëve të njëjtën gjë. Ta çojnë Shqipërinë mbrapa për ta katandisur. Por ne nuk do ta lejojmë, ne nuk kemi kohë për pushim. Ne duhet të ecim përpara që Shqipëria të bëhet e ardhmja jonë.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, me një fazë tjetër të investimeve të mëdha. Që nga investimi në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës. Tek investimet në aeroporte. Në aeroportin e Kukësit do të ulet avioni i parë për pak ditë. Do të hapim shumë porta të reja,” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat