Çdo gjë e shkrumbuar, dalin pamjet brenda magazinës ku humbi jetën 32-vjeçari

Shqipëria

Çdo gjë e shkrumbuar, dalin pamjet brenda magazinës ku humbi jetën 32-vjeçari

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:55
Arjan Sala

Publikohen pamjet brenda magazinës tek ‘Casa Italia’, e cila u përfshi nga flakët që nga pasditja e së mërkurës dhe vetëm sot u bë e munduar shuarja e zjarrit.

Siç shihet nga pamjet çdo gjë është shkrumbuar dhe pas kanë mbetur vetëm kolonat. Fatkeqësisht trupi i Arjan Salës, i cili mbeti i bllokuar pasi ndërhyri për të fikur zjarrin, u gjet i pajetë.

Trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit dhe më pas është dërguar në morg. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt. 32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Zjarri ra pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë.

Familjarët ngritën akuza në drejtim të zjarrfikësve ku pretenduan se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë djalit të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat