Festa e 7 marsit, Tedi Blushi shoqëron Presidentin Meta në gjimnazin e tij: Gëzuar mësuesit e mi

Shqipëria

Festa e 7 marsit, Tedi Blushi shoqëron Presidentin Meta në gjimnazin e tij: Gëzuar mësuesit e mi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:58
Tedi Blushi shoqëron Presidentin Meta në gjimnazin e tij

Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në qytetin e Korçës ku po merr pjesë në disa aktivitete me rastin e 7 marsit.

Në një foto të publikuar nga zëdhënësi i tij, Meta mësohet se ka vizituar gjimnazin e Tedi Blushit, i cili me këtë rast ka uruar të gjithë mësuesit e tij në nder të kësaj dite.

“Sot, kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga Korça, së bashku me Presidentin Meta në Gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, ku kam bërë shkollën e mesme, për t’ju uruar të gjithë mësuesve të mi të dashur dhe të paharruar:

GËZUAR 7 MARSIN”, shkruan Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat