Basha: Nuk do të kërkoj një mandat të dytë nëse…Ja zotimi im personal dhe politik

Shqipëria

Basha: Nuk do të kërkoj një mandat të dytë nëse…Ja zotimi im personal dhe politik

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:11
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama kishte 8 vjet për të realizuar premtimet e bëra. Sipas tij, duhet të jesh njeri i pafytyrë që t’i rikthehesh sërish premtimeve dy muaj para largimit.

Gjatë një takimi me një biznes të madh, Basha shprehu zotimin e tij personal dhe politik se nuk do të kërkojë një mandat të dytë nëse nuk plotësohen angazhimet që ai ka bërë.

“Kam një zotim personal dhe politik. Unë besoj te një tjetër lloj politike, tek politike si kontratë mes atij që kërkon votën dhe atij që e jep votën. Kur 8 vjet më radhë ke bërë premtime dhe s’ke mbajtur asnjë premtim nuk duhet të kesh fytyrë, ose duhet të jesh i pafytyrë që të dalësh me premtime të tjera dy muaj para se të vijë dita për të ikur.

Ju jap fjalën sot, nëse këto angazhime të planit tonë ekonomik, nuk i bëjmë realitet, unë nuk kërkoj më një mandat të dytë. Ky është ndryshimi i fundit që dua të vë në pah. Ka patur 8 vjet kohë dhe vjen tani, dy muaj para skandencës me premtime boshe.

Unë nuk kam asnjë premtim, por kam një plan që është produkt i dialogut të përbashkët sot. Nëse këto plane dhe angazhime nuk zbatohen unë nuk vij t’ju  kërkoj votën”, tha ndër të tjera Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat