“Për tetë vite nuk mbajti asnjë premtim”/ Koduzi rendit dështimet e Ramës në shëndetësi

Shqipëria

“Për tetë vite nuk mbajti asnjë premtim”/ Koduzi rendit dështimet e Ramës në shëndetësi

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Gazmend Koduzi

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë tetë viteve në qeveri ka dështuar në sistemin e shëndetësisë.

Përmes një deklarate, Koduzi rendit faktet e dështimit të qeverisë, teksa shton se shëndetësia falas mbeti vetëm një premtim ndërsa taksat e shqiptarëve i çoi tek miqtë e tij për koncesione dhe PPP.

Deklarata e plotë e Koduzit:

Edi Rama është njeriu i fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri.

Për 8 vite me rradhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PPP.

Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:

-Shëndetësia falas ka dështuar

-Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë

-Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon

-Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjek

-Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar.

Sipas doganave Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi

Partia Demokratike ka  një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve i kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre.

Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro në muaj dhe të infermiereve në 700 Euro

Do të fenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke I paguar për specializimet me 950 Euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 Euro për 4 vjet

Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19

Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, cfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat