Zgjedhjet e 25 prillit, Meta thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë në referendumin historik

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë në referendumin historik

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Globale të Zgjedhjeve për të apeluar qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje.

Meta e quan 25 prillin referendum historik.

Sipas tij, të rinjtë e presin me padurim ndryshimin.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”, shkruan Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat