Kreu i KESH, Benet Beci në Obot: U garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve dhe…

Shqipëria

Kreu i KESH, Benet Beci në Obot: U garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve dhe…

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Benet Beci

Kreu i KESH, Benet Beci ka zbritur në zonën e Obotit ku sëbashku me banorët kanë parë nga afër terrenin dhe situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

KESH njofton se banorëve i’u garantua transparencë e plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.

Ndërkohë, vihet re se pavarësisht prurjeve të larta gjatë muajit janar ku kanë arritur një pik prej 4670 m3/s dhe janë menaxhuar me një minimum të shkarkimeve nga 200 m3/s- 700m3/s që ka bërë të mundur mos ndikimin në zonën e nën Shkodrës.

Njoftimi i plotë

“Së bashku me kryeplakun e Obotit, z. Gregor Pemaj për të vëzhguar nga afër situatën e përmbytjeve.

Diskutuam me banorët rreth problemeve të kësaj situate të shkaktuar nga reshjet e muajit Janar.

Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat