Haxhimali: Bashkitë shqiptare marrin vetëm 1% të GDP-së kombëtare

Shqipëria

Haxhimali: Bashkitë shqiptare marrin vetëm 1% të GDP-së kombëtare

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Agron Haxhimali

Drejtori i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali në një intervistë për Ora News ka deklaruar se bashkitë e Shqipërisë marrin një buxhet shumë të ulët.

Sipas Haxhimalit qeveria qendrore i jep 12 qarqeve të vendit vetëm 1% të GDP-së kombëtare ose vetëm 18.2 miliardë lekë.

Haxhimali: Qeveria qendrore i jep pushtetit vendor të 61 bashkive dhe 12 qarqeve një buxhet nga GDP kombëtare që është e barabartë me 1%, pra me 18.2 miliardë lekë. Kaq është buxheti që qeveria qendrore i jep bashkive. Pjesën tjetër qeveria e kontrollon vetë. Edhe nëse listojmë një masë të madhe kompetencash, shërbimesh, përgjegjësish që ka pushteti vendor sipas ligjin 139 të vitit 2014, duket sikur të gjithë shërbimet do ti bëjë pushteti vendor.

Në fakt nuk është kështu. Ka një problem shumë të madh që ka një marrëdhënie jo shumë të mirë midis masës së shërbimeve që ligji i jep pushtetit vendos për ta realizuar dhe faturës financiare me të cilën bashkitë duhet ta realizojnë. Bashkitë e Shqipërisë kanë buxhetin më të ulët krahasuar me bashkitë e vendeve të rajonit. Kjo kultura jonë e menaxhimit publik është kryesisht e përqendruar kryesisht në dorë të qeverisë qendrore. Askush nuk e ka në dorë decentralizimin administrativ, politik, financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat