Pamje/ Ky është Shkëlzen Kastrati, baba i 4 fëmijëve që u ekzekutua sot

Shqipëria

Pamje/ Ky është Shkëlzen Kastrati, baba i 4 fëmijëve që u ekzekutua sot

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Shkëlzen Kastrati

Personi që shihni në foton e është Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç i cili është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016 te zona e quajtur Mulliri i Artë.

Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë por që u shpëtoi plumbave.

Klement Kastrati, i cili shpëtoi, ndërkohë që i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi.

42 vjeçari Shkëlzen Kastrati është baba i 4 fëmijëve dhe nuk ishte i njohur për policinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat