Mbushën Skraparin me kanabis/ GJKKO jep vendimin për të arrestuarit: 16 lihen në burg, të tjerët…

Shqipëria

Mbushën Skraparin me kanabis/ GJKKO jep vendimin për të arrestuarit: 16 lihen në burg, të tjerët…

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:39
Ilustrim

Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi masat e sigurisë të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh. Gazetarja Glidona Daci raporton se gjykata ka lëne në qeli 16 persona, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

23 persona u arrestuan dje gjatë një mega-operacioni për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit.

SPAK njoftoi se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit GJKKO ka dhënë masën “arrest në shtëpi”.

Sipas, SPAK janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat