Shirat nxjerrin nga shtrati lumin e Kalasës, përmbyten tokat bujqësore

Shqipëria

Shirat nxjerrin nga shtrati lumin e Kalasës, përmbyten tokat bujqësore

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:03
Shirat nxjerrin nga shtrati lumin e Kalasës, përmbyten tokat bujqësore

Shirat me intensitet të lartë në 72 orët e fundit, kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Kalasës. Lumi i cili kalon në fshatin Metoq, në Sarandë ka përmbytur tokat buqësore të më shumë se 50 familjeve.

Pak javë më parë banorët e këtij fshati kishin denoncuar për Ora News hedhjen e plehrave dhe inerteve në këtë lumë, duke e bërë të rrezikshëm gjatë shirave.

Probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer, përmbytje  të tokave dhe banesave  pati sot edhe në disa fshatra të bashkisë Finiq.

Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Çaush dhe Krabë, lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.

Fshatrat Finiq, Çlirim, u përmbytën nga kanali KK3. Përmbytje ka edhe në zonën industriale në Vrion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat