Pas Ilir Allkjas, një tjetër mjek shkarkohet nga QSUT

Shqipëria

Pas Ilir Allkjas, një tjetër mjek shkarkohet nga QSUT

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Një tjetër mjek është shkarkuar nga detyra, pak ditë pasi të njëjtin fat pësoi edhe mjeku Ilir Allkja.

Ky i fundit ka publikuar lajmin se është shkarkuar Doktor Genc Struga.

Arsyet janë për mosparaqitje në punë, por që sipas doktor Ilirit ai ka qenë në një trajnim jashtë vendit, sipas rregullave.

Postimi i plotë:

SHKARKOHET DOKTORI NË NËNTOR , BËHET ME DIJE NË JANAR !

Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë, i vetmi Fellow i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London!

Gjithcka ka ndodhur ndersa doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër.

Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë!

Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj!

Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit!

"Vrasja" profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat