Suedia merr kryesimin e OSBE-së pas Shqipërisë, Linde mesazh Ramës: Morët vendime të rëndësishme!

Shqipëria

Suedia merr kryesimin e OSBE-së pas Shqipërisë, Linde mesazh Ramës: Morët vendime të rëndësishme!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:01
Edi Rama dhe Ann Linde

Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Kryediplomatja suedeze, Ann Linde e falenderon kryeministrin Rama për kryesimin e kësaj organizate në rrethana sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së.

Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, nënvizon ministrja e Jashtme e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat