“Baballarët ku i kanë"/ Rama në maternitetin “Koço Gliozheni”, buqeta me lule e dhurata për nënat

Shqipëria

“Baballarët ku i kanë"/ Rama në maternitetin “Koço Gliozheni”, buqeta me lule e dhurata për nënat

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e Ri 2021 me një vizitë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu kanë dhuruar buqeta me lule e pako nënave të reja.

Rama i ka uruar nënat e reja për lindjen dhe për një vit të ri të mbarë. “Çfarë nuk të vret të forcon”, ka qenë mesazhi i kryeministrit me drejtorin e maternitetit.

Nuk kanë munguar dhe batutat, teksa Rama tha se do jetë një vit i mbarë se ka ardhur me një seri vajzash.

“Baballarët ku i kanë, flenë gjumë, hej Zot i madh! Bëj shaka. Edhe njëherë gëzuar. Besoj që është një vit shumë i mbarë, se ka ardhur me një seri gocash. Gëzuar!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat