13 vjeçari shoqërohet me forcë nga "Shqiponja": Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë?

Shqipëria

13 vjeçari shoqërohet me forcë nga "Shqiponja": Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë?

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 23:19
Pamje nga protesta

Vazhdon ende protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa policia vijon të bëjë shoqërime me dhunë të të rinjve të cilët janë jo më shumë se 14 vjeç.

Forcat "Shqiponja" kanë shoqëruar një të mitur, i cili deklaroi se është 13 vjeç. Policia ndjek të rinjtë dhe ka kryer disa shoqërime.

Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulavardit, ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore.

I riu pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat