Roboti që mund të përgatisë 100 lloje të ndryshme recetash gatimi

Shkencë & Teknologji

Roboti që mund të përgatisë 100 lloje të ndryshme recetash gatimi

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 17:31
Roboti

Kompania “Moley Robotics” ka krijuar një robot "inteligjent" i cili mund të përgatisë 100 lloje të ndryshme recetash gatimi.

Sipas themeluesit të kësaj kompanie, në fillim përdoruesit zgjedhin një numër të caktuar racionesh, llojin e kuzhinës, kufizimet dietetike, numërimin e kalorive, përbërësit dhe metodën e gatimit nga biblioteka e recetave.

Pasi keni zgjedhur recetën që do të dëshironit, mjafton të shtypni ‘start’-in për të aktivizuar robotin.

Kur mbaron gatimi, roboti do të pastrojë edhe kuzhinën.

Ai është projektuar me duar si të një njeriu, gishta që lëvizin dhe dy krahë të bashkangjitur në mur.

Kompania shpreson ta realizojë prototipin e parë për konsumatorët në vitin 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat