Miliarderi amerikan Elon Musk ka njoftuar se çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara do të marrë nga 2 aksione të kompanisë SpaceX.
Përmes një postimi në platformën X, Musk bëri të ditur se një aksion do të dhurohet nga kompania, ndërsa tjetri nga ai personalisht.
“Çdo fëmijë në Amerikë do të marrë 2 aksione të SpaceX, një nga kompania dhe një nga unë personalisht”, shkroi Musk.
Në një postim pasues, ai sqaroi se aksioni i dhuruar nga SpaceX do të transferohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa ai nga pasuria e tij personale në qershor të vitit 2027.
“Aksioni nga SpaceX do të transferohet muajin e ardhshëm. Aksioni direkt nga unë do të transferohet kur të përfundojë periudha e kufizimit të shitjes së aksioneve të mia, në qershor të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.
Musk nuk ka dhënë hollësi për vlerën e aksioneve, kriteret e përfitimit apo mënyrën e realizimit të kësaj nisme.