Zbulohet e vërteta për dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet e vërteta për dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:43
Dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Ekspertët kanë njoftuar se vijat misterioze të dritës në qiellin e natës mbi Kaliforni nuk ishin UFO, meteorë e as satelitë Starlink.

Së fundmi, dritat mbi Sand City, Carmel dhe Salinas të Kalifornisë, kanë shkaktuar një stuhi spekulimesh në internet.

Disa nga teoritë më të njohura përfshinin kometat, meteorët, UFO-t dhe mbeturinat e raketës SpaceX të Falcon 9.

Por, Jonathan McDowell, astrofizikanti dhe gjurmuesi satelitor, tha se vijat e dritës dukeshin të jenë modul orbital i anijes kozmike të Kinës, Shenzhou 15, e cila binte në Tokë.

Ndryshe, Shenzhou 15 transportoi tre astronautë në stacionin hapësinor Tiangong në nëntor të vitit 2022, ndërsa moduli orbital i i saj është përdorur për t’u dhënë hapësirë shtesë astronautëve për të kryer eksperimentet e tyre shkencore.

Pasi që moduli nuk ishte projektuar pët t’u kthyer në Tokë, bëhet e ditur se ai qëndroi në orbitë deri në kthimin e tij brenda natës kur edhe ndriçoi qiellin e Kalifornisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat