Objekt misterioz në Rrugën e Qumështit

Shkencë & Teknologji

Objekt misterioz në Rrugën e Qumështit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:25
Dyshohet se është një trup të krijuar më parë nga shkrirja në dy yje neutronesh

Vrojtohet në galaktikën tonë “Rruga e Qumështit” një objekt misterioz. Nga imazhet e analizuara nëpërmjet radioteleskopit MeerKat, ekspertët shprehen se trupi kozmik është diçka mes një ylli neutronesh dhe një vrimë të zezë mjaft të vogël. Ka një dendësi ekstremisht të lartë, tipar i yjeve neutron, që janë yje një diametër të vogël rreth 30 km dhe shumë kompakte me masë që mund të jetë disa herë më e madhe se ajo e Diellit dhe elementi dominant nga i cili përbëhen janë pikërisht neutronet.

Astrofizikantët nuk janë në gjendje ta përcaktojnë natyrën e këtij objekti, megjithatë studimi i tij më me hollësi mund të hedhë dritë mbi një pjesë të fizikës që ende ka paqartësi për ne e gjithashtu për të kuptuar më mirë fenomene të tilla të materies bërthamore tej mase të dendur, të shpërthimeve yjore apo fenomeneve të tjera në univers.

Pavarësisht se identifikimi i saktë duket i pamundur për momentin, hipotezat flasin për një trup qiellor që mund të jetë krijuar nga një shkrirje e mëparshme në dy yje neutronesh, gjë që mund të shpjegonte dendësinë e paimagjinueshme që ka në masën e saj globulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat