Misioni i zbarkimit të astronautëve në Hënë shtyhet për vitin 2026

Shkencë & Teknologji

Misioni i zbarkimit të astronautëve në Hënë shtyhet për vitin 2026

Më: 10 janar 2024 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Misioni i NASA-s për zbarkimin e astronautëve në Hënë është shtyrë për në shtator të vitit 2026.

Siç raporton NASA, kjo vonesë e misionit do të shfrytëzohet në zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë.

Astronautët do të ktheheshin përsëri në sipërfaqen e Hënës në vitin 2025, në kuadër të misionit të NASA-s, Artemis III.

Në thelb, agjencia amerikane ende nuk është gati për ta bërë këtë.

“Ne nuk do të udhëtojmë derisa të jemi gati”, deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson, duke njoftuar shtyrjen e misionit.

NASA gjithashtu ka shtyrë edhe misionin Artemis II. Ky mision që do të realizohej në fund të vitit 2024 parashihte zbarkimin e katër astronautëve në orbitën e Hënës, por jo edhe zbarkimin e tyre në sipërfaqen hënore. Misioni tani është shtyrë për vitin 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat