NASA zbulon datën e misionit të radhës për në Hënë

Shkencë & Teknologji

NASA zbulon datën e misionit të radhës për në Hënë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

NASA ka njoftuar se anija hapësinore “Peregrine” e zhvilluar nga kompania Astrobotic, do të niset të hënën në një mision drejt satelitit të Tokës.

Ajo do të vendoset në majë të raketës Vulcan Centaur, dhe do të lansohet nga Kepi Canaveral, Florida.

Nëse ky mision ka sukses, Astrobotic bëhet kompania e parë private që arrin një ulje të kontrolluar në Hënë.

Kjo për faktin se, deri më tani vetëm katër agjenci hapësinore të SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës, dhe Indisë, kanë kryer një të tillë.

Por, edhe pse ky mision është përpjekje e një kompanie private, ai sponsorizohet nga programi i Shërbimeve Komerciale Lunar Payload të NASA-s.

Kjo nismë do të lejojë NASA-n që të lidhë kontrata edhe me firma tjera private për të transportuar instrumente shkencore dhe pajisje tjera në sipërfaqen hënore.

Peregrine do të ulet në Hënë me ngarkesa nga kompanitë Elysium Space, Celestis, dhe pesë instrumente të NASA-s.

Nëse anija niset të hënën, ajo do të përpiqet të prekë satelitin më 23 shkurt, arritje kjo që pritet të sjellë një epokë të re të teknologjisë hapësinore dhe inovacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat