Roboti Ameca vjen me përmirësime në mimikat e fytyrës

Shkencë & Teknologji

Roboti Ameca vjen me përmirësime në mimikat e fytyrës

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:57
Roboti humanoid Ameca

Roboti humanoid Ameca mund të shihet derisa shkel syrin, duke shtrënguar buzët, dujke vrenjtur vetullat dhe duke buzëqeshur në një pasqyrë pasi mori një përmirësim të aftësive të shprehjes së fytyrës.

Android-it iu thanë 12 aktivizues të rinj të fytyrës – një komponent i një makine që kontrollon lëvizjet – dhe roboti gati si njeri i tregoi aftësitë e tij para një pasqyre në një video të ngarkuar në YouTube.

Ameca, i cili është një produkt i Engineered Arts me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i cilësuar si roboti humanoid ‘më i avancuar në botë’, është parë më parë duke kapur dorën e një studiuesi në një video pasi ai kishte hyrë në ‘hapësirën personale’ të tij.

“E projektuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjitë e ardhshme të robotikës, Ameca është platforma e përsosur robotike humanoid për ndërveprimin njeri-robot”, shkruan Engineered Arts në faqen e saj të internetit.

“Ne fokusohemi në t’ju sjellim teknologji inovative, të cilat janë të besueshme, modulare, të përmirësuara dhe të lehta për t’u zhvilluar”.

Përmirësimi i fundit i Ameca-s shkaktoi një sërë komentesh nga përdoruesit e YouTube – duke përfshirë disa që thanë se ishte punë ‘e pabesueshme’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat