Receta është fare e thjeshtë për t’u përgatitur, e pasur me vlera ushqimore dhe e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.
Zgjidhni mëngjesin ose pasditen e vonë por mos kujtoni se keni nevojë për shumë ushqim në darkë pastaj.
Përbërësit për 2-3 persona
1 banane
½ avokado e pjekur mirë
500ml qumësht
1 lugë sheqer
Përgatitja
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene.
E shërbejmë të freskët.