Cili është orari ideal për të pirë kafenë e parë

Shëndetësia

Cili është orari ideal për të pirë kafenë e parë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 22:58
Ilustrim

Për shumë njerëz, dita mund të nisë mbarë vetëm nëse shoqërohet me një filxhan kafe. Ndërkohë që ju mund të keni pirë ose jo të parën për sot, dijeni që në botë ka edhe 1.6 miliard njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtin ritual si ju.

Sipas studimeve të ndryshme, nevoja për të pirë kafe është e shkruar në ADN-në e gjithësecilit prej nesh. Njerëzit që konsumojnë më shumë se 3 filxhanë kafe në ditë kanë një mbiprodhim të genit PDSS2. Por e keni pyetur veten vallë se në ç’orë duhet pirë kafeja e parë apo i keni besuar gjithmonë instiktit dhe nevojës? Përgjigjen do ua japë kronofarmakologjia, një disiplinë e re që studion oraret kur duhen konsumuar ushqimet, pijet dhe medikamente të caktuara.

Sipas një studimi të Society for Neuroscience, momenti më i këshillueshëm  për të pirë kafenë e parë është midis orës 9.30-11.30, orar në të cilin niveli i kortizolit në gjak ulet fiziologjikisht. Siç dihet, përbërësi kryesor i kafesë është kafeina. Kafeina riaktivizon mekanizmat biologjikë të metabolizmit tonë,  nxit prodhimin e hormonit të adonesinës dhe dopaminës, si dhe ndikon në rritjen e shëndetshme të kortizolit. Një tjetër fashë orari e këshillueshme për konsumimin e kafesë është gjatë orës 17.00 -18.00.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat