Niveli i ulët i zinkut ndikon në fertilitet

Shëndetësia

Niveli i ulët i zinkut ndikon në fertilitet

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:37
Ilustrim

Femrat që dëshirojnë të mbeten shtatzëna duhet të testojnë nivelin e zinkut tre muaj më herët me qëllim të detektimit nëse përballen me mungesa që mund të çojnë në probleme të fertilitetit, tregojnë studimet e reja.

Infertiliteti është në rritje në SHBA ku një në dhjetë çifte përballet me probleme.

Një studim i publikuar sot, sugjeron se femrat duhet të marrin shtojca me përmbajtje zinku, i njohur si minerali i fertilitetit, pasi ai luan rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit riprodhues, transmeton KosovaPress.

Studimi nga Universiteti i Pennsylvania ka treguar se si nivelet e ulëta të zinkut kanë efekt në fazat fillestare të mbarësimit, duke zbuluar efektet e këqija që nisin muaj më herët se sa ishte menduar më herët.

Ndryshe, mbi 80 për qind e femrave në SHBA përballen me mungesën e zinkut, i i cili  rregullon hormonet, divizionin e qelizave gjatë procesit të mbarësimit dhe mbajtjes së një mjedisi të shëndetshëm brenda vezoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat