Shkenca e vërteton përsëri se makiato mbron nga sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Shkenca e vërteton përsëri se makiato mbron nga sëmundjet e zemrës

Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:24
Foto Ilustrim

Shkencëtarët nga Universiteti i San Paulos, kanë vërtetuar edhe një herë se pirja e tri makiatove apo filxhanëve kafe në ditë, mund të ndihmojë në pastrimin e arterieve.

Ata madje zbuluan se njerëzit që pinë çdo ditë shumë kafe, kishin më pak arterie të kalcifikuara – që do të thotë më pak depozita të kalciumit në valvulën aortal në zemrat e tyre.

“Në hulumtimin tonë, kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i më shumë se tre gota në ditë kafe uli shanset e kalcifikimit koronar”, tha autori studimi, Andreia Miranda.

Duke konsumuar më shumë se tre kafe në ditë ajo u pa më efektive.

Megjithatë, ata nuk janë të sigurt se çfarë në kafe që rrit shëndetin e zemrës – mund të jetë kafeina, ose ndonjë nga vetitë antioksiduese.

Kalcifikimi i artereve koronare është tregues i rrezikut të shtuar për sëmundje të zemrës, ndërsa mund të llogaritet me një CT speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat