Pilula kontraceptive për meshkujt po vjen

Shëndetësia

Pilula kontraceptive për meshkujt po vjen

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:24
ilustrim

Miliona gra në mbarë botën përdorin pilula kontraceptive, por edhe burrat gjithashtu do të kenë një pilulë të tillë.

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një pilulë kontraceptive mashkullore, që bllokon spermatozoidet, por që gjithashtu rrit epshin.

"Pilula ndalon tkurrjen e muskujve që nxjerrin spermatozoidet. Sperma mbetet e paprekur dhe pilula nuk ndikon në cilësinë e saj", shpjegoi farmacisti, Sab Ventura, i cili ka punuar në krijimin e medikamentit, raporton “Daily Mail”.

"Nëse faza e fundit është e suksesshme, pilula kontraceptive për meshkujt mund të gjendet në treg nga pesë deri në dhjetë vjet", njoftoi farmacisti.

Shumë burra nuk dëshirojnë të varen vetëm nga kujdesi i grave, edhe pse pilulat për gratë janë efektive, në botë çdo vit mbesin 80 milionë shtatzani të padëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat