E pabesueshme/ Mjekët e shpallin zyrtarisht të vdekur

Shëndetësia

E pabesueshme/ Mjekët e shpallin zyrtarisht të vdekur

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:58
Foto Ilustrim

Kemi dëgjuar për mrekulli, duke na treguar histori të ndryshme. Sot do ju tregojmë një tjetër. Bëhët fjalë për një grua ku mjekët e konsideruan të vdekur, por ajo sot është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Colleen Kelly Alexander ishte 38-vjeçe, së fundmi e martuar dhe shtatzënë kur u godit nga një kamion mallrash në tetor të vitit 2011. Të dhënat e saj mjekësore tregojnë se ajo iu nënshtrua operacionit në tru dhe me vite ka luftuar me lupus.

Nëse bëni këto 5 gjëra, mund të shmangi atakun kardiak.

Ajo humbi aq gjak sa dy herë e shpallën zyrtarisht të vdekur – njëherë brenda 20 minutash dhe herën tjetër brenda dhjetë minutash – dhe më vonë “edhe disa herë” 48 për pas aksidentit, shkruan Daily Mail.

Në spitalin Neë Heave në Konektikat, SHBA, ku ajo ishte shtrirë, mjekët arritën të stabilizojnë gjendjen e saj.

Edhe pse askush nuk e priti këtë, Colleen arriti të rikuperohej në tërësi dhe tash serish mund të vrapojë. Kohë më parë ka shkruar edhe një libër mbi përvojën e saj pas rikuperimit të lodhshëm.

 “Nga koha në kohë unë mund të jem pak emocionale”, pranon ajo, duke folur për tmerrin e ri-përjetimit ndërsa përgatiti librin. “Ka disa gjëra që më prekin më shumë se të tjerat: unë e dija se kurrë nuk do të mund të kem një fëmijë apo një kujtim të shokëve të mi. Këto janë momentet më të vështira”, shton ajo.

Ajo pohon se njerëzit kanë ide të gabuar rreth komës medicinale, pasi mendojnë se janë plotësisht pa vetëdije, nuk mund të shohin dhe as të dëgjojnë, apo të reagojnë në një asnjë mënyrë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Disa javë pas traumës, ndihesha sikur jam ngujuar në ethet e natës, e ngujuar në trupin tim. Ndonjëherë isha pa vetëdije, por herën tjetër isha në një gjendje, të cilën nuk mund ta krahasoj me asgjë- kjo ishte koma ime”, tregon Colleen.
Ajo tregon se gjatë kohës sa ishte në koma kishte halucinacione, dëgjonte zëra dhe disa gjëra, ndërkohë që i dukej se i gjithë trupi po i ndizej flakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat