Ilaçet e mëposhtme kundërveprojnë me specin e kuq djegës, prandaj kini kujdes kur e përdorni:
Kujdes me këto kombinime
Kokaina kundërvepron me specin e kuq djegës.
Kokaina ka një sërë efektesh anësore të rrezikshme. Përdorimi i saj bashkë me specin e kuq djegës ose ekstrakte të tij mund t’i shtojë edhe më shumë këto efekte anësore, duke rritur rrezikun për atak në zemër deri në vdekje.
Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulantët) kundërveprojnë me specin e kuq djegës. Speci i kuq djegës mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Përdorimi i tij së bashku me këto ilaçe mund ta ngadalësojë edhe më shumë këtë proces, duke rritur rrezikun për gjakderdhje ose mavijosje.
Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naproksen, dalteparin, heparin etj.
Mos humbisni: Speci i kuq djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit dhe migrenës
Kundërveprime më të lehta
Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut kundërveprojnë me specin e kuq djegës
Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund të shkaktojnë kollë. Nëse përdoret një krem me spec kuq djegës së bashku me këto ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund ta përkeqësojë edhe më shumë kollën. Megjithatë nuk dihet nëse ky kundërveprim është një shqetësim i madh.
Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut janë: kaptopril (Capoten), enalapril (Vasotec), lisinopril (Prinivil, Zestril), ramipril (Altace) etj.
Dozat
Dozat e mëposhtme janë studiuar në kërkime shkencore:
Aplikimi në lëkurë:
Për dhimbjet e shkaktuara nga artriti, neuropatia dhe fibromialgjia: Kremrat përmbajnë përbërësin aktiv kapsaicinë dhe aplikohen zakonisht 3-4 herë në ditë. Mund të marrë më shumë se 14 ditë për shërimin e plotë. Shumica e kremrave përmbajnë 0.025% deri 0.075% koncentrate të kapsaicinës.
Për dhimbjet e shpinës: janë përdorur leukoplast me përmbajtje të përbërësve të specit të kuq djegës. Ky leukoplast aplikohet çdo mëngjes dhe mbahet për 4-8 orë.
Sigurohuni t’i lani duart para se të aplikoni kremra me përmbajtje të specit të kuq djegës. Një solucion me uthull molle të holluar me ujë funksionin shumë mirë në këtë rast. Nuk mund ta hiqni plotësisht kapsaicinën vetëm me ujë. Mos përdorni ekstrakte të specit të kuq djegës afër syve ose lëkurës së ndjeshme. Mund të shkaktojë djegie.
Brenda hundës:
Për dhimbjet e kokës, 0.1 mL ose 100mM suspension me spec të kuq djegës, e vrimën e hundës nga ana e kokës ku keni dhe më shumë dhimbje. Një krem me përmbajtje 0.025% kapsaicinë e aplikuar për 7 ditë është përdorur për të trajtuar sulmet akute të dhimbjes së kokës.