Ushqimet që ju duhen për kocka të forta

Shëndetësia

Ushqimet që ju duhen për kocka të forta

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:02
ilustrim

Kur bëhet fjalë për kocka të forta, ka dy lloje lëndësh ushqyese të rëndësishme: kalciumi dhe vitamina D. Kalciumi forcon strukturën e kockave dhe të dhëmbëve, ndërkohë që vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit dhe zhvillimin e kockave.

Këto dy lëndë ushqyese janë shumë të rëndësishme në vitet e para të jetës, por mund t’ju ndihmojnë edhe ndërsa plakeni. Nëse zhvilloni osteoporozë, një sëmundje e karakterizuar nga kocka të brishtë, marrja mjaftueshëm e kalciumit dhe vitaminës D mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes dhe parandalon frakturat.

Personat deri në 50 vjeç duhet të marrin 1000 miligramë kalcium dhe 200 IU vitaminë D në ditë. Ndërsa ata mbi 50 vjeç duhet të marrin 1200 miligramë kalcium dhe 400-600 IU vitaminë D. I merrni këto lëndë ushqyese duke konsumuar këto ushqime që mbrojnë kockat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat