Regjistrohet rasti i parë i një personi të prekur nga virusi i gripit H7N4

Shëndetësia

Regjistrohet rasti i parë i një personi të prekur nga virusi i gripit H7N4

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:37
Ilustrim

Kina regjistroi rastin e parë në botë të një personi të prekur nga gripi i shpendëve H7N4.

”Ky virus u identifikua te një grua e moshuar, e cila pas kujdesit mjekësor është shëruar”, njoftoi autoriteti shëndetësor i Hong Kongut pas alarmit të vënë nga ana e Pekinit.

Qendra e Politikave Shëndetësore në Hong Kong u shpreh se pacientja e prekur në provincën bregdetare të Jiangsu (lindje të Kinës) u shtrua në spital në fillim të janarit pas vënies në dijeni nga Komisioni Kinez i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar.

Pacientja, e cila la përfundimisht spitalin më 22 janar, ka qenë në kontakt me shpendët përpara sëmundjes, dhe asnjë nga të afërmit e saj nuk ka shfaqur simptoma të ngjashme gjatë periudhës së kujdesit mjekësor.

Sipas së njëjtit burim, ky është rasti i parë i një pacienti të prekur nga H7N4, një virus i identifikuar që transmetohet nga shpendët.

Lloji H7N4 i gripit të shpendëve mbetet më i përhapur tek njerëzit, shoqëruar me probleme të rënda në rrugët respiratore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat