Studimi zbulon se njerëzit kanë shumë pak njohuri për trupin e vet

Shëndetësia

Studimi zbulon se njerëzit kanë shumë pak njohuri për trupin e vet

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Ilustrim

Sa mirë e njihni trupin tuaj? Shumica e njerëzve e dinë se mund të kenë probleme me shpinë apo gjunjë, por çfarë për organet e tyre të brendshme?

Mund të shpresojmë se pjesa dërrmuese e botës e din ku gjendet truri apo zemra; por a e dinë ku gjenden mëlçia dhe veshkat?

Pikërisht këtë është munduar ta kuptoj një ekip hulumtues nga Universiteti i Lancasterit.

Ata u kanë kërkuar 63 vullnetarëve me një moshë mesatare 36.5 vjet t’i identifikojnë 20 pjesë më të panjohura të trupit, të cilat kanë përfshirë organe, muskuj dhe ligamente.

Rezultatet e tyre janë publikuar edhe në internet, dhe, thënë më thjesht, ato rezultate janë shqetësuese!

Siç edhe është parashikuar, secili prej tyre e ka ditur ku gjendet truri, por e kanë pasur më të vështirë t’i lokalizojnë organet tjera.

P.sh., vetëm 70 për qind e pjesëmarrësve e kanë ditur ku gjenden mushkëritë.

Probleme kanë pasur edhe me lokalizimin e fshikëzës, pankreasit, etj.

Sidoqoftë, duket se njohuritë e tyre për muskuj kishin qenë më të mirat.

80 për qind e të anketuarve e kishin ditur ku gjenden bicepsët, ndërsa i njëjti rezultat kishte qenë edhe për tricepsët, por vetëm te meshkujt.

Vetëm 50 për qind e grave e kishin ditur ku gjenden tricepsët.

Në fund, autorët e studimit kanë kërkuar për një përmirësim në edukimin e përgjithshëm të anatomisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat