Përfitimet shëndetësore të shkuarjes në plazh

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore të shkuarjes në plazh

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 18:41
Ilustrim

Me ujërat e tij të kaltër, pamjet spektakolare dhe ambientin e qetë, plazhi është një nga pikë referimet më të njohura që njerëzit shkojnë për të qetësuar nervat, të relaksohen dhe argëtohen.

Megjithatë, para se të planifikoni gjërat që ju nevoiten për pushim, a e dini se plazhet ofrojnë edhe përfitime shëndetësore? Studimet tregojnë se mjediset natyrore, të tilla si plazhet, kanë përfitime shëruese për njerëzit. Përveç kësaj, shkuarja në plazh mund të zvogëlojë stresin, të ndihmojë në relaksimin dhe përmirësimin e mirëqënies suaj. Në vazhdim po ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore e të shkuarit në plazh.

1. Shëron aknet

Klorur natriumi, apo kripa siç është e njohur, është një pastrim i shkëlqyer dhe agjent shërues. Kjo nënkupton se kripa redukton prodhimin e bakterieve, që është faktori kryesor për formimin e akneve. Në vend të përdorimit të kemikateve të ndryshme, përdorni ujin natyral të kripur të plazhit dhe pastroni aknet.

2. Shëron plagët dhe prerjet

Për shkak të efektit kurues, uji i kripur është përdorur gjatë kohë si shërues i plagëve dhe prerjeve. Ky ujë i detit përmban edhe minerale të ndryshme, të tilla si magnez dhe kalium, që ndihmojnë kundër infeksioneve.

3. Ju shpëton nga bllokimi i hundëve

Për të hequr qafe hundët e zëna, hapësirat nazale duhet të mbahen me lagështi. Një mënyrë për të hequr qafe këtë ndjesi eshtë të shkoni në plazh dhe bëni not. Në kontakt me ujin, hundët do të kenë lagështinë e nevojshme si dhe mukusi i tepërt do të hiqet nga hunda.

4. Ju ndihmon të qëndroni fizikisht aktiv

Një nga aktivitetet më të njohura që mund të bëni në plazh është të shkoni për not. Pa dyshim që noti është mënyra më efektive për të djegur kalori, rreth 414 kalori në orë, duke ju bërë të qëndroni fizikisht aktiv.

5. Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së nyjeve

Artritisi është inflamacion i nyjeve, gjë që paraqet një përvojë të hidhur e të dhimbshme. Ushtrimet janë mëse të nevojshme për të pasur nyje fleksibile. Notimi është terapia më e mirë për mbajtjen në formë.

6. Si eksfoliant për lëkurën tuaj

Përveç ujit, plazhi ofron edhe furnizim pakufizues të rërës. Të zhyteni në rërë është si një lloj eksfolianti për lëkurën, gjë që është i rëndësishëm për zhdukjen e qelizave të vdekura dhe rritjen e qelizave të reja.

7. Përshpejton metabolizmin

Një përfitim tjetër shëndetësor i plazhit është edhe mbulimi i trupit me rërë, gjë që ndikon në rritjen e metabolizmit tuaj. Që të jeni fizikisht aktiv dhe të humbni në peshë, ju duhet që ta përshpejtoni metabolizmin tuaj. Mbulimi i trupit me rërë është një truk që mashtron trurin tuaj, duke ju bërë të mendoni se peshoni më shumë, nga ana tjetër duke rritur rrahjet e zemrës e më pas edhe metabolizmin.

8. Forcon eshtrat

Vitamina D është shumë e nevojshme për trupin tuaj, kjo forcon eshtrat dhe parandalon sëmundjet që lidhen me eshtrat. Rrezet e diellit janë shumë të nevojshme për marrjen e vitaminës D. Që të forconi eshtrat tuaja, shkoni në plazh dhe gëzoni rrezet e diellit. Megjithatë keni kujdes ndaj djegies dhe shmanguni nga rrezet UV që shkaktojnë kancer të lëkurës.

9. Zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër

Sipas studimeve, furnizimi i dobët i vitaminës D mund të shkaktojë sulm në zemër, goditje si dhe sëmundje tjera të zemrës. Kështuqë, të kaloni pak kohë në diell, i bën mirë shëndetit tuaj kardiovaskular.

10. Zvogëlon stresin dhe ju relakson

Plazhi është një nga gjërat më relaksuese që mund të përjetoni. Ajri i freskët, uji i pastër dhe pamjet spektakolare, ndikojnë në lehtësimin e stresit të përditshëm.

11. Përmirëson disponimin

Shkuarja në plazh mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit tuaj të përgjithshëm. Qetësia në plazh ndërlidhet me ngjyrën e ujit. Studimet tregojnë se ngjyra e kaltër ka efekt qetësues tëk njerëzit. Përveç kësaj, zhurma e valëve të ujit mund të shkaktojë lirimin e dopaminës dhe serotoninës, hormone që ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Pra, çfarë jeni duke pritur? Merrni përgatitjet e duhura dhe nisuni drejt plazheve që janë përplot përfitime shëndetësore…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat