Kjo i bie mjaftueshëm sa për të mbushur një shishe 2-litërshe me ujë – gjë që edhe pirësit më të rregullt të ujit nuk e bëjnë.
Por në fakt, këshilla klasike për konsumimin e ujit nuk është e qartë, është çorientuese.
“Kërkesat për ujë ndryshojnë në mesin e individëve bazuar në moshën, seksin, nivelin e aktivitetit dhe vendit ku jetoni”, thotë Jessica Fishman, themeluese e kompanisë këshilluese të ushqimit “Nutritioulicious”.
Kërkesat tuaja për ujë mund të ndryshojnë gjithashtu çdo ditë, varësisht nga gjërat që i bëni, varësisht se çfarë hani dhe çfarë pini.
Nëse këshilla klasike është që të pini 8 gota ujë për të përmbushur sasinë e rekomanduar të lëngjeve në trup, kjo nuk do të thotë se ju duhet të pini gjithqysh ujë.
Kjo përfshin të gjitha burimet e ujit – prej një gote me ujë, një filxhan kafe, e deri tek ushqimet e ndryshme që i hani që kanë shumë ujë.
Nëse e dëgjoni trupin tuaj, pini ujë kur ndjeheni të etur, hani kur ndjeheni të uritur – shanset janë se do t’i plotësoni nevojat që i keni, ose do të jeni afër plotësimit të tyre.
Kështu që pushoni së menduari se duhet të pini 8 gota ujë çdo ditë!