Çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pas aplikimit të thonjve?

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pas aplikimit të thonjve?

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Siç e dimë të gjithë, nuk duhet të përdorim shumë shpesh llakun e thonjve, pasi që do të fillojnë të thahen dhe të kthehen në të verdhë.

Megjithatë, del se ky lloj i kozmetikës mund të shkaktojë dëm shumë më serioz për shëndetin tonë.

Ne do t’i cekim disa nga kozmetikat moderne për kujdesin e thonjve, të cilët mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj:

Tolueni – një tretës që i jep thonjve një fund të lëmuar dhe ruan pigmentin. Tolueni mund të ndikojë në sistemin nervor qendror dhe të shkaktojë çrregullime riprodhuese. Dhimbjet e kokës, ligështia, të përzierit janë vetëm disa nga pasojat e mundshme të përdorimit të manikyrëve të thonjve.

Formaldehidi – një gaz i pangjyrë që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë dhe ruajtjen e llakut të thonjve. Nëse jeni duke vuajtur nga alergjitë, kontakti me formaldehid mund të shkaktojë dermatitje dhe djegie të mundshme kimike. Në raste më të rënda, mund të shkaktojë çrregullime të zemrës, konvulsione dhe kancer.

Dibutil fhthalat-i përdoret si aromë. Prania e këtij përbërësi të rrezikshëm mund t’ju shkaktojë çrregullime endokrine, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të traktit respirator.

Shkencëtarët zhvilluan një studim me një grup prej 24 grave. 6 orë pas ngjyrimit të thonjve të tyre, shumica e pjesëmarrësve shfaqnin nivele të larta të difenil fosfatit – një derivat i fosfenit trifenil i cili formohet në procesin e metabolizmit.

10 orë pas fillimit të eksperimentit, nivelet e fosfenit difenil në trupat e të gjithë pjesëmarrësve u rritën deri në 7 herë mbi normën. Këto rezultate ishin me të vërtetë alarmante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat