Nuk arrini të ndalni gogësimën? Ja çfarë përpiqet të tregojë trupi juaj

Shëndetësia

Nuk arrini të ndalni gogësimën? Ja çfarë përpiqet të tregojë trupi juaj

Më: 16 prill 2017 Në ora: 21:24
Ilustrim

Gogësima mund të jetë e turpshme, por rrallë herë kjo mund të jetë një shenjë për diçka më serioze. Me fjalë tjera, nëqoftëse ju keni shumë gazra, kjo mund të shkakothet nga ndonjë intolerancë laktoze, fruktoze apo gjendjet që ndërhyjnë me absorbimin e karbohidrateve. Sigurisht, gogësima është e padëmshme, vetëm në rastet kur mund të ju vë në siklet si psh. gjatë ndonjë takimi të parë apo ndonjë mbledhje serioze me rëndësi. Megjithatë, gogësima juaj mund të ofrojë disa të dhëna për shëndetin tuaj dhe shprehitë e ngrënies. Ja çfarë duhet të dini.

Ju hani shumë shpejtë

Nëse nxitoni gjatë ngrënies duke konsumuar me shumë vrull, atëherë keni gjasa që të gogësini më shumë se zakonisht. Shkaku i gjithë kësaj është gëlltitja e ajrit ( ju gogësini kur muskujt e sfinkterit të ezofagut relaksohen dhe ajri hyn). Ngrënia e shpejtë jo vetëm që ju bën të gogësini, por edhe edhe të konsumoni kalori shtesë, e cila mund të rrisë rrezikun e obezitetit.

Sinuset tuaja aktivizohen

Kur ju ndiheni të bllokuar, tentoni të merrni frymë përmes gojës. Gëlltitja e ajrit ndodhë më shpesh kur njerëzit kanë probleme me sinuset e tyre. Nëse është sezoni i alergjive apo keni ndonjë ftohje të keqe të kokës, atëherë keni shumë kujdes që të hani ngadalë.

Ndërpreni konsumin e pijeve të gazuara

A e keni vërejtur se pas konsumit të ndonjë pije të gazuar sa shumë mund të gogësini? Pijet e gazuara në thelb lirojnë ajër në stomakun tuaj – dhe ato gogësima që vijnë nga barku juaj, e jo nga ezofagu, kanë tendencë të jenë të zhurmshme dhe me aromë jo shumë të këndshme.

Ju mund të keni thartirë në lukth

Nëse gogësima shoqërohet me vjellje apo thartirë në stomak, ose ju duket sikur po nxjerrni diçka nga goja gjatë gogësimës, ju mund të keni vërtetë sëmundje të refluksit gastroezofagal, i njohur më mirë si refluks acidik. Njerëzit ndonjëherë mund të kenë ndjesinë sikur po ju mbledhet në fyt lëng apo ushqim që do të dal nga fyti. Nëse ndjeni këto simptoma, ju sugjerojmë disa këshilla për reduktimin e refluksit:

Shmangni shtrirjen për rreth tri orë pas ngrënies
Shkoni në shtrat me stomakun e zbrazët
Hani ushqime apo racione më të vogla
Shmangni agrumet, kofeinën si dhe ushqimet pikante apo acidike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat