Katër ide për të bërë kafenë tuaj më të shijshme

Shëndetësia

Katër ide për të bërë kafenë tuaj më të shijshme

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 20:26
ilustrim

Për të bërë një kafe vërtetë të shijshme ju duhet të dini disa metoda, ja disa prej tyre :

1. Përzieni një gjysmë luge sheqeri me kafe, ngroheni në temperaturë mesatare dhe më pas i shtoni ujin. Sheqeri i karamelizuar i jep pijes një shije dhe aromë unike.

 2. Një kafe e ftohtë në një ditë të nxehtë. Por në vend të kubeve të akullit që mund të ndërrojnë edhe shijen e kafesë, prandaj është më mirë të përdorni kube të vogla nga kafeja. Përzieni kafenë dhe ëmbëlsojeni, ftohni kafenë dhe vendoseni në kube të akullit dhe ngrijini. Më pas në një filxhan me qumësht vendosini disa kube të kafesë dhe shijoni këtë koktej.

 3. Në mënyrë që kafeja juaj të ketë një shije dhe aromë më të mirë, nxijeni kafenë në xhezve për gjysmë minute, pa i shtuar ujë.

 4.  Kafeja nuk është vetëm një pije, por gjithashtu edhe ushqim. Për shembull, në formë të një akulloreje me shije kafeje, e cila mund të ju freskojë në ditë të nxehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat