Në sistemin bankar dominon kapitali i huaj

Shqipëria

Në sistemin bankar dominon kapitali i huaj

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 13:37
Banka Qendrore e Shqipërisë

Të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2015, struktura e kapitalit të sistemit bankar në Shqipëri, përfaqësohet në masën 89 përqind nga kapitali i huaj me një rënie prej rreth 0.45 pikë përqindjeje kundrejt një viti më parë.

Sipas BSH-së, kapitali turk dominon për 2015-n me 25,7 për qind të totalit. Më pas vjen Austria me 19,38% dhe Italia 15,78 për qind.

Kapitali shqiptar llogaritet në gati 11 për qind të totalit, Franca dhe Gjermania kanë një përqindje më të moderuar. Krahasuar me 5 vite më parë vihet re rënie e kapitali austriak dhe atij grek në favor të kapitali turk, dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Për t’u nënvizuar është se njëra nga bankat që ishte me kapital francez në 2015-s tashmë ka kaluar me kapital amerikan. Në Shqipëri operojnë 14 banka nga të cilat 2 janë me kapital dhe aksionerë tërësisht shqiptarë.

Struktura e kapitalit bankar:

Shteti:                         Pesha:

Turqi                             25,7%
Austri                            9,38%
Greqi                            13,08%
Itali                               15,78%
Shqipëri                       10,95%
Francë                          5,76%
Gjermani                      3,61%
Të tjera jo nga BE        4,48%
Të tjera nga BE            1,26%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat