Euro 2016 solli emocione edhe te femrat shqiptare

Futboll

Euro 2016 solli emocione edhe te femrat shqiptare

Nga: Alije Hamiti Më: 23 qershor 2016 Në ora: 11:06
Alije Hamiti

Debate
Euro 2016 do ta kujtojmë si një kampionat që na kënaqi të gjithë shqiptarëve, për shkak se kishin 30 futbollistë shqiptar në ngjarjen e madhe. Kombëtarja e Shqipërisë na kënaqi me lojëra sidomos me fitoren 1:0 ndaj Rumanisë. Kemi kombëtaren e Zvicrës me gjashtë futbollistë shqiptar dhe Gjermaninë me Shkodran Mustafin. Ky kampionat ishte edhe qershia mbi tortë, sepse deri më tash janë shënuar tri gola nga shqiptarët. Armando Sadiku për Shqipërinë, Shkodran Mustafi për Gjermaninë dhe Admir Mehmedi për Zvicrën. A ka më mirë se kur shikon shqiptarët dhe golat kur realizojnë ata. A kishte më mirë se kur pamë një sfidë me 16 shqiptarë në fushë, Shqipëri-Zvicër. Unë si femër kaherë nuk kam parë me shumë femra shqiptare pranë ekraneve televizione kur luanin ndeshjet e këtij evropiani. Kur luante Shqipëria gjithë kombi ishte me sy në ekrane televizive. Të gjithë ishim dëshmitarë se edhe në Francë kemi pasur me mijëra shqiptarë në stadiume në përkrahje të kombëtares kuqezi, kishte në tribuna shumë femra shqiptare që me bukurinë e tyre magjepsen shumë shtetet e huaja. Atje treguan kulturë të lartë, treguan se jemi një popull paqedashës, dimë të anojmë dhe të luajmë futboll. Shqipëria ishte zemra e të gjithëve që me lojërat e saja gati shumë herë na çmendi nga rivaliteti që tregoi në fushë, nga rastet sidomos goli i Sadikut. Na bëri krenar Shkodran Mustafi kur shënoi për kombëtaren e Gjermanisë, sepse ishte edhe goli i parë shqiptar në evropian dhe njëherit tërë bota fliste për një shqiptar nga e ka prejardhjen. Kur Zvicra luan mirë gjithmonë shqiptarët janë në qendër të vëmendjes. A ka më mirë se sa herë hap portalet zvicerane gjithnjë shqiptarët me foto të mëdha, herë të Xherdan Shaqirit, herë të Admir Mehmedit, herë të Valon Behramit, herë të Granit Xhakës e Blerim Xhemailit. Ishte një kampionat që për herë të parë në histori ka pasur më së shumti shqiptar. Është vit i shkëlqimit, sepse tërë Francën e mbuluan me flamuj kuqezi, me brohoritjet e tyre, me këngë e valle dhanë shembull, se kanë tifozerinë më të mirë. Prandaj, Shqipëria ka treguar karakter të fortë dhe pa dyshim se ata duhen të ndihen si kampion moral, sepse janë një kombëtare që sfiduan shumë Francën dhe kjo e fundit fitoi me fat sportiv. Të gjithë e pamë se si e djersiti Francën, Zvicrën e cila kishte një lojtar me shumë shumicën e kohës. Prandaj, Shqipëria na kënaqi të gjithëve dhe nuk kishte ndjejnë më të mirë se kur sheh të gjitha moshat pa dallim, se si ishin të fokusuar në ekrane për të parë trimat tanë, Shqipërinë dhe në fund na gëzuan me fitoren e parë historike.
Autorja është futbolliste e KFF ‘Visioni nga Ferizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat