Vettel: Nuk shqetësohem

Formula 1

Vettel: Nuk shqetësohem

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:37
Sebastian Vettel

Ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Europës dhe pilotët për herë të parë do të garojnë në pistën e Baku, në Azerbajxhan. Në fakt, nuk është një pistë e vërtetë e Formula 1, por do të garohet në rrugët qytetase të kryeqytetit azer, në një garë spektakolare. Ferrari do të tentojë që në një pistë aspak të njohur për pilotët të bëjë një paraqitje të mirë, duke kërkuar suksesin e parë sezonal. I këtij mendimi është piloti gjerman i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel, që ende nuk ia ka bërë “sefte” këtë sezon. “Pista është e gjatë dhe eca përgjatë saj. Nuk shqetësohem, madje mezi pres të garoj në të, duket një garë interesante. Nuk e di se sa e sigurtë është pista, por besoj se është bërë maksimumi në këtë drejtim”, tha Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat