Je dembel? Mos u shqetëso, shkenca e ka një përgjigje edhe për ty

Shëndetësia

Je dembel? Mos u shqetëso, shkenca e ka një përgjigje edhe për ty

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:04

Je ndjerë shpesh i pamotivuar për të bërë diçka dhe të tjerët të kanë quajtur dembel?

Mos u shqetëso, ka një shpjegim shkencor edhe për dembelët. Ne trashëgojmë nga prindërit gjenet të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin e trurit, dhe disa gjene janë përgjegjëse për aktivitetin fizik të njeriut.

Disa persona kanë nivel më të lart dopamine dhe ata janë më entuziast dhe më të motivuar për të kryer aktivitete të caktuara. Njerëz të tillë kanë nevojë për aktivitet përndryshe truri i tyre do të reagojë njësoj si truri i një personi të varur nga droga.

Dembelizimi fizik besohet të ketë lidhje me një gjen që është përgjegjës për mungesën e një receptori dopamine që ju bën të shtriheni në krevat dhe të mos keni dëshirë për të bërë asgjë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se pasi mësuat këtë teori shkencore ju duhet të lumturoheni me dembelizmin tuaj. Ju s’duhet të lejoni dembelizmin të drejtojë jetën tuaj, por duhet të hidheni në veprim dhe të jeni më produktiv për veten dhe shoqërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat